... Nami.al

Brukseli hap “thesin”, 2 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Me propozimin e paraqitur nga presidentja Ursula von der Leyen, Komisioni Europian ka kërkuar 2 miliardë euro për rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë rishqyrtimit të kornizës afatmesme financiare.

Kjo shumë kërkohet të vihet në funksion të një afati 7-vjeçar.

Në propozimin e fundit për rritjen e ndihmës financiare si arsyetim KE-ja ka përmendur pandeminë, luftën në Ukrainë, krizën e energjisë, migracionin, inflacionin dhe rritjen e normës së interesit.

Një pjesë e parave shtesë, parashihen të shkojnë si asistencë që të përballen sfidat e migracionit.

Buxheti për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor ka për qëllim të ndihmojë në përgatitjen e tyre për integrim në BE.