... Nami.al

Ngjarja që tronditi Shkodrën, këto janë babë e bir që u ekzekutuan me breshëri plumbash (Foto-Emrat)

Personat që shihni në foto janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin, nga persona ende të paidentifikuar, 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra, rreth 31 vjeç.

Eduardi mësohet se është baba i dy vajzave të mitura. Raportohet se një natë më parë, persona te paidentifikuar i kanë djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin.

Gjate ditës së sotme dy viktimat kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur ne vend.

Policia vendore e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur ngjarja e rëndë.