...
Irani dhe SHBA-të kanë shkëmbyer akuza dhe sulme. Teherani deklaroi se ka goditur një bazë ushtarake amerikane në rajon, ndërsa nga ana tjetër, SHBA-të raportojnë se kanë kryer sulme ndaj portit të Bandar Abbasit në Iran.
Axios raporton se SHBA-të dhe Irani kanë arritur një marrëveshje paraprake për një memorandum mirëkuptimi, që synon zgjatjen e armëpushimit mes palëve edhe për 60 ditë të tjera.
Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump ende nuk e ka miratuar zyrtarisht marrëveshjen.
Në përpjekje për të përshpejtuar negociatat, ministri i Jashtëm i Pakistanit, Mohammad Ishaq Dar, do të udhëtojë drejt Washingtonit për t’u takuar me homologun e tij amerikan, Marco Rubio.