... Nami.al

Avokati: Zize Pajaziti u linçua padrejtësisht, është bashkëjetuesja e Laert Haxhiut

Pas muajsh aludimesh dhe etiketimesh në media e rrjete sociale, kanë dalë detaje të reja në lidhje me modelen kosovare Ziza Pajaziti dhe raportin e saj me të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

Sipas deklaratave të bëra publike nga avokati mbrojtës në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Zize Pajaziti nuk është personi që portretizohet nga portalet si “eskortë”, por bashkëjetuesja e Laert Haxhiut.

Avokati ka kundërshtuar mënyrën se si është trajtuar figura e saj në media, duke theksuar se ndaj saj është ushtruar një linçim publik pa prova dhe pa një vendim gjykate.

Edhe dokumente të administruara në dosjen hetimore duket se mbështesin këtë pretendim. Sipas raportimeve mediatike, Pajaziti ka dorëzuar një deklaratë noteriale në institucionet përkatëse ku deklaron se ka bashkëjetuar me Laert Haxhiun gjatë kohës kur ai ka qenë jashtë burgut. 

Po ashtu, edhe avokati i Laert Haxhiut ka reaguar më herët duke mohuar pretendimet për “takime të paligjshme” dhe duke kërkuar që çështja të trajtohet në mënyrë ligjore e jo përmes etiketimeve publike. 

Burime pranë mbrojtjes ligjore bëjnë me dije se gjendja psikologjike e modeles është rënduar ndjeshëm pas publikimeve denigruese dhe komenteve fyese në rrjetet sociale.

Sipas tyre, ajo po përballet me presion emocional të vazhdueshëm, ndërsa ndaj saj nuk ka asnjë vendim penal apo akuzë të provuar nga drejtësia shqiptare.

Rasti ka rikthyer debatin mbi etikën mediatike dhe mënyrën se si figura publike mund të paragjykohen përpara se të flasë drejtësia. Në mungesë të një vendimi të formës së prerë, juristë dhe analistë kërkojnë respektimin e prezumimit të pafajësisë dhe shmangien e etiketave që mund të dëmtojnë rëndë jetën personale të individëve.