... Nami.al

Panik në Tiranë, sendi i dyshimtë pranë Ambasadës Amerikane ngre në këmbë policinë

Një alarm për bombë që ka rezultuar fals ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në Tiranë, pas konstatimit të një sendi të dyshimtë në një rrugë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë verifikuar se bëhej fjalë për një kovë plastike me fasule e lënë në rrugë, e cila nuk përbënte asnjë rrezik për sigurinë publike.