... Nami.al

Bëhuni gati për plazh/ Fundjavë me temperatura të larta, çfarë parashikon moti për ditët në vijim!

Vendi ynë do të vijojë të ketë temperature të larta dhe mot të kthjellët.

Gjatë kësaj fundjave termometri pritet të shënojë 35 gradë Celsius, ndërsa e njëjta situatë do të vijojë edhe në fillimin e javës tjetër.

“Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ashtu si sot por edhe për fundjavën, përfshirë fillimin e javës së ardhshme moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Por pa përjashtuar vranësirat e pakta-mesatare kalimtare, ndërsa në relievet malore në linje, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët, Temperaturat do të variojnë nga 33-35 gradë Celsius, përgjatë ultësirës perëndimore. Në relievet malore do të variojnë nga 30-32 gradë Celsius. Sa i përket vlerave të mëngjesit, në relievet malore do të jenë 10-13 gradë Celsius, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore 14 deri në 17-18 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7 m/s, por në ditë të caktuar 14-15 m/s. Temperaturat që po përjetojmë këto ditë janë 1-3 gradë celsius mbi mesataren mujore klimatike”, tha Elvi Jahaj nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.