...
Dy persona kanë humbur jetën dhe disa dhjetëra kanë mbetur të plagosur sot në kampin e muxhahedinëve, në Manzë, pas një përplasje mes banorëve të kampit dhe policisë.
Ky fakt konfirmohet dhe nga zëdhënësi i MEK, i cili pohon se viktimat janë banorë të kampit ASHRAF. Sipas tij, banori i vrarë është Ali Mostashari dhe një tjetër person.
Këtë fakt e ka konfirmuar edhe avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj.
Po kështu ai shton se 36 persona janë plagosur dhe janë nën oksigjen.