... Nami.al

Rrëmbimi i policëve, Rama: KFOR-i nuk do dalë me konkluzione, fokusi ynë te lirimi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter sa i takon rrëmbimit të tre efektivëve të policisë në Kosovë.

Ai u shpreh se KFOR nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tyre, por rikthimi në shtëpi është i domosdoshëm.

Rama shtoi se që prej ditës së djeshme janë 100% të fokusuar tek lirimi i tyre.

Deklarata e plotë:

Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.