... Nami.al

Aksident i pazakontë në Tiranë, betonierja këput telin e korrentit nga shtylla, shkarkesa elektrike i çan gomat…!

Paraditen e sotme në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk,një betoniere është përplasur me një shtyllë tensioni dhe për pasojë është shkëputur një tel me energji elektrike.

Si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e betonieres, e cila ka qenë duke punuar pafajsisht.
Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar përveç gomave.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes që çfarë donte shtylla aty në atë vend.