...
Një situatë e frikshme ka ndodhur me dy pushuese nga Gjermania, të cilat kishin rezervuar në një hostel, por janë përballur me një sjellje jashtë normave të etikës nga pronari i dehur. Turistet gjermane kanë denoncuar pronarin e “Himarë Relax Hostel”, i cili përtej sjelljes aspak të hijshme por në nivelet e kafshërisë, jo vetëm që i përndjek por edhe i shan me një fjalor rruge.
E si të mos mbaronte me kaq, ku përjetimet ishin të frikshme, ai i ka thënë se do u nxirrte organin gjenital. Dy pushueset e kanë përcjellë denoncimin tek JOQ”, që edhe qytetarët e tjerë të cilët do të prenotojnë, të kuptojnë se kanë të bëjnë me një njeri që duhen marrë masat, pasi përbën rrezik.