...
Zbardhen lëvizjet e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, pak para arrestimit. Mesohet se ditët e fundit Dako i kaloi në Durrës, ndërsa ka vijuar me takimet e tij të përditshme, duke takuar bashkëpunëtorë të ngushtë.
Mësohet se vetëm dje, Dako ka mbërritur në Tiranë, ndërkohë që ai do të duhet të japë shpjegime se si ka rënë në dijeni për faktin që SPAK kishte lëshuar urdhër-arrest dhe se ai ishte nisur drejt kryeqytetit.
Pasi ai u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, u transferua në paraburgim ku kaloi dhe natën. Deri më tani ai nuk ka shfaqur asnjë pretendim apo shqetësim shëndetësor.
Sipas avokatit te tij, ish-kryebashkiaku nuk e ka pranuar akuzën për shpërdorim detyre. Ndërkohë, pritet që gjykata nesër të caktojë masën e sigurisë.