... Nami.al

PAMJE TE RËNDA/ Si u sulmuan forcat e KFOR-it nga serbët në veri

Rreth 25 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur në përleshjet që ndodhën në veri të Kosovës pasditen e së hënës. Protestuesit serbë sulmuan forcat shumëkombëshe me sende të forta duke lënduar shumë prej tyre.

Në komunikatën e KFOR thuhet se “disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara”. Ata kanë marrë plagë me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse.

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme.