... Nami.al

Temperatura deri në 31 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Kjo e diel, 24 maj, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, ku sipas parashikimeve meteorologjike priten reshje të dobëta shiu.

Temperaturat do të mbeten relativisht të larta, sidomos në zonat e ulëta dhe bregdetare. Në bregdet, temperaturat pritet të luhaten nga 17 deri në 30 gradë Celsius, ndërsa në zonat e ulëta nga 16 deri në 31 gradë.

Në zonat malore, termometri do të shënojë temperatura nga 12 deri në 24 gradë Celsius.

Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, por herë pas here do të ketë forcim të saj në zonat bregdetare dhe malore.