... Nami.al

Mori shuma të mëdha parash përmes mashtrimit, lihet në burg ish-punonjësja e BSH, zbardhet dëshmia në gjyq

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Milena Deraj, e akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda.

Në seancë ajo ka pretenduar se është kërcënuar nga 4 banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjashtme.

Ajo kishte marrë përsipër të gjente 2 avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Deraj ka pretenduar se është kërcënuar me pistoletë në kokë dhe është marrë peng.