... Nami.al

“Nuk erdhi ambulanca, e çuan me makinë të rastit në spital”/ Detaje të trishta nga aksidenti ku humbi jetën 7 vjeçari në Elbasan!

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një 7 vjeçar humbi jetën.

Sipas dëshmive të banorëve, automjeti që u përfshi në ngjarje dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë, pavarësisht pretendimeve të drejtuesit të mjetit se po udhëtonte me rreth 10 km/h.

“Shoferi thoshte që është në rrugë nacionale. ‘Kam të drejtën time. Kam qenë më 10 km në orë’, ka thënë shoferi. Në këtë rrugë ka ndodhur dhe një tjetër ngjarje e rëndë. Rruga është bërë shumë e rrezikshme në këtë lagje.:, u shpreh një banor i zonës.
Ndërsa një banore tjetër u shpreh për mediat se: E kanë parë që ishte me shpejtësi maksimale. Edhe pse ka thënë që ishte me 10 km/h. Erdhën gjitha burrat nga lokali, ngritën makinën që nxorën fëmijën. Thirrën ambulancën, nuk erdhi. E morën më makina te rastit dhe e çuan në spital. Ambulanca erdhi pas 15 minutash nga momenti që fëmija u nis në spital. Rruga është shumë e rrezikshme. Bëhen shumë aksidente.