...
Dy persona i kane dhënë fund jetës sot në Durrës duke u vetëvarur.
Ngjarjet e rënda ndodhën përkatësisht në lagjet nr. 17 dhe 18 të qytetit bregdetar.
Në zonën e ish-Kënetës, një 57- vjeçar u gjet në banesë nga familjarët, ndërsa në lagjen 18 një 46-vjeçar i dha fund jetës.
Policia ka shkuar në dy vendngjarjet dhe ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve që i shtynë dy të vetëflijuarit në këtë akt të rëndë.