... Nami.al

Tritoli trondit Tiranën, shpërthim në një fasoneri te Fresku, raportohet për dëme materiale

Një shpërthim me tritol është raportuar mbrëmjen e sotme.

Mesohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë, në bodrumin e një fasonerie,

Në kohën kur ka shpërthyer lënda eksplozive, në ambientet e fasonerisë nuk ka pasur njerëz, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Sakaq policia ndodhet në zonë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.