... Nami.al

Aksidenti i frikshëm pranë TEG-ut, shihni si është shkatërruar makina me targa diplomatike, viktima punonjës i ambasadës ruse

Zbardhen detaje nga aksidenti që ndodhi gjatë natës në rrugën Tiranë-Elbasan.

Mësohet se viktima është një punonjës i ambasadës së Rusisë në Tiranë, ndërkohë që makina e përfshirë në aksident ishte me targa diplomatike. Nga aksidenti u plagos dhe një person tjetër.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e shumta policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.