... Nami.al

“Majlinda nuk është engjëll, të hidhet në fyt/ Pas thirrjes ‘Rama ik’ në Kurbin kryeministri ndërpret fjalën: Mezi po e prisja!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar si një takime me qytetarët në Kurbin. Ndërkohë në gjatë fjalës, Rama është ndërprerë pasi dëgjohet thirrja “Rama ik”, ndërsa nuk mbeti pa u komentuar nga kryeministri.

“Mezi po prisja. Në çdo takim është një zë fëmije diku në fund që thotë ‘Rama ik’. I ka rënë niveli fare tani. Kanë shkuar tek fëmijët tani ose ata që janë tapë në 7 të mëngjesit. I japim ndonjë lekë aty, i japin nga 5 mijë lekë për të bërtitur ‘Rama ik’”, tha Rama.

Gjithashtu mes batutave, Rama u shpreh se “Majlinda nuk është engjëll, të hidhet në fyt kur i thua mirë mëngjes”.

“Majlinda nuk është engjëll, unë e di po aq mirë sa ju. Të hidhet në fyt nganjëherë kur i thua mirëmëngjesi. E di, po ca të bëjë Majlinda. Grua po, më e vogël se të gjithë ju po, ca të bëjë, apo mos jeni të kollajshëm ju, mos jeni ju tolerantë mëdhenj, sidomos burrat. I kam thënë, butë butë. O kryeministër…”.