... Nami.al

‘Njeri i mirë, hallexhi’/ Vrasja e Pal Kolës nga sulmi në Top Channel, flet fqinji: Ishte i pafajshëm

Fqinji i Pal Kolës, viktimës që mbeti i vrarë nga sulmi në Top Channel rrëfen tronditjen pas lajmit tragjik. Ai u shpreh se Kola ishte njeri i mirë, në punën e tij dhe i pafajshëm.

‘Na vjen keq se e kam komshi, kam 15 vite që rri në këtë lagje. Ishte njeri i mirë, hallexhi. Po hallexhinj jemi të gjithë. Njeri i mirë, s’ka pasur probleme. Ishte i pafajshëm,’- thotë fqinji.

Kujtojmë se Pal Kola, 60 vjeç, punonjës i sigurisë së Top Channel ka mbetur i vrarë në ambientet e televizionit kombëtar, drejt të cili u qëllua me breshëri plumbash.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, kur persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel e shtëpisë së Big Brother VIP dhe qëlluan me breshëri kallshnikovi. 

Një nga plumbat preku në trup Kolën, i cili ndërroi jetë në vend. Krisma është dëgjuar edhe nga banorët e Big Brother VIP, të cilët u trembën nga zhurma e bërë. Por, me një sinjal nga ‘vëllai i madh’, u futen brenda banesës dhe u izoluan nga çdo lloj informacioni. 

Në vendngjarje u gjetën mbi 25 gëzhoja kallshnikovi. Atentatorët janë larguar më pas nga vendngjarja, duke djegur kështu edhe automjetin bashkë me kallashnikovin, me të cilin kryen krimin.

Mjeti u gjet në flakë në aksin Tiranë-Durrës dhe aktualisht është në duart e ekspertëve. Shkaku i ngjarjes nuk dihet ende.Ç