... Nami.al

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, arrestohen 12 persona (mes tyre edhe një punonjës policie)

Ka shkuar në 12 numri i personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e turistit portugez, të riut Luis Miguel Varela Mendes nga 29-vjeçari Sokrat Vata në Ksamil. 

Përveç autorit dhe personave të tjerë, në pranga ka rënë edhe efektivi Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ndihmës specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër.

Sipas hetimeve, Matushaj punonte si bodigard për kompaninë “Elite Security”, së bashku me Sokrat Vatën, autorin e vrasjes.

Matushaj dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin të largohej nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së të riut nga Portugalia.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim Bekim Bulicën, pronarin e lokalit “Principote”.

Sipas hetimeve, Bulica dyshohet se është pronari faktik i hotelit, ndërsa në dokumente rezulton pronare nëna e tij, Kade Bulica, 72 vjeçe.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e vrasjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.