... Nami.al

“La nam” – Video e tij u bë virale në gjithë botën, Braçe sulmon presidentin e Dinamos: Ua hodhi lojtarëve paratë me qese të zezë turinjve

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi u bë viral me pamjet nga dhomat e zhveshjes, pas fitores 4-0 përballë Auda, triumf që e çoi për herë të parë në “play-off” të Conference League. Pamjet e tij duke “shyqer” qesen me lekë para lojtarëve, kanë thyer rrjetin nga Tirana, në Itali e deri në Argjentinë.

Për këtë ka reaguar dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ky i fundit e quan si “lënie nami” këtë gjest të Bardhit, duke u kapur me detajin e parave në thes të zi. Ndër të tjera, ai thekson se pas këtyre pamjeve, do ta ketë të vështirë që të bindë ministrin e Financave për ligjin e sponsorizimit në sportin shqiptar, e kryesisht futboll. 

Reagimi i Braçes

Shiheni videon; Kjo është të lësh nam nga Shqipëria në Argjentinë. E kthim-me para në qese të zeza në dorë. Diario.Ole është media në Argjentinë dhe po xhiron në gjithë botën këto pamje shqiptare! Dëgjoni; Unë kam qenë për shumë gjatë kundër një ligji për sponsorizimin, me fokus sportin e posaçërisht futbollin.

Nisur nga realiteti i parave në qese të zeza që qarkullojnë në sport, posaçërisht futboll. Këto pamje më provojnë që kam pasur të drejtë, por edhe që ministrat e financave që kanë kundërshtuar kishin të drejtë.

Për shkak se jam tifoz futbolli-e dinë të gjithë këtë, duke parë nga afër vështirësitë financiare të klubeve të futbollit të cilat shkojnë drejt rrënimit, jo drejt zhvillimit, duke parë që sukseset e ekipit kombëtar nuk po e ndihmojnë futbollin në çdo nivel, vjet në nëntor propozova një ligj për sponsorizimin e sportit!

Ndryshova qëndrim, poooooo! Ministri i Financave jo! Pas këtyre pamjeve, realisht nuk di a t’i mbush mendjen ministrit të Financave për ta pranuar atë ligj;

Thelbi i tij është që një pjesë nga fitimet e çdo kompanie t’i shkojnë sportit, por në rrugë të ligjshme e në bilance transparente e të pastra të sportit;

Jo në qese të zeza e duke ia hedhur surratit lojtarëve, mu si ata të dehurit nëpër dasma apo ambiente tallavaje! Nuk ndodh k?rkund tjetër kjo! Sinqerisht, unë nuk e di ç’bën në jetën tjetër presidenti i Dinamos, pra përtej futbollit, nuk më intereson fare;

Por shpresoj të mos merret me ekonomi, ndryshe do të vendosë në vështirësi të madhe organet ligjzbatuese në fushën fiskale.

Në fund, kam një pyetje për FSHF-në: Funksionon tek ju si institucion që organizon garat në futboll, UEFA Financial Fair Play?!

Ky me qese të zeza nuk është i tillë, as për garat kombëtare e as për garat ndërkombëtare, siç kjo e UEFA-s në video!