...
Një përplasje mes dy varkash është regjistruar pasditen e sotme në ujërat e Komanit, duke shkaktuar disa të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, tre prej personave të lënduar janë nisur me helikopter drejt Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, personat e tjerë që ndodheshin në dy varkat kanë mundur të dalin në breg.
Në total, tetë persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa raportohen jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.