... Nami.al

Nuk mjaftojnë aksidentet në rrugë – Përplasen dy varka me turistë në Liqenin e Komanit, disa të lënduar

Dy varka që transportonin pushues dhe turistë janë përplasur në Liqenin e Komanit.

Burime bëjnë me dije se nga përplasja kanë mbetur të lënduar disa persona, të cilët, sipas informacioneve paraprake, janë jashtë rrezikut për jetën.

Të dëmtuarit po transportohen drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Dy mjetet lundruese zhvillonin itinerarin Koman – Lumi i Shalës, ndërsa rrethanat e përplasjes mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.