... Nami.al

U përplas nga taksia, ndërron jetë këmbësori në Durrës

Policia e Durrësit ka dalë me njofitm zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit, në lagjen 13.

Rreth orës 10:30, shoferi 26-vjeçar e inciale A.T përplasi 66-vjeçarin F.D., që po kalonte te vijat e bardha. Ky i fundit pas përplasjes përfundoi në trotuar dhe me plagë të rënda në trup. 

Menjëherë pas ngjarjes, i moshuari është transportuar për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor në spital, nga ku bëhet me dije se fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për ta mbajtur në jetë, ai ka dhënë frymën e fundit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga blutë e qytetit për në Komisariatin e Durrësit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:30, në lagjen 13 në Durrës, një 26-vjeçar dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte një 66-vjeçar që po kalonte te vijat e bardha.

I dëmtuari është transportuar në spital, por pavarësisht përpjekjeve të bkuzave të bardha për ta mbajtur në jetë ai ka dhënë frymën e fundit. 

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij. Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.