... Nami.al

U nis nga Tirana, pasagjeri shqiptar ndërron jetë gjatë uljes së avionit në Itali

Një shtetas shqiptar 85-vjeçar ka vdekur mbrëmjen e kaluar si pasojë e një problemi shëndetësor që e goditi gjatë fazës së uljes së fluturimit të Ryanair që vinte nga Tirana dhe që u ul në aeroportin Marconi të Bolonjës, pak pas mesnatës.

I moshuari, sipas informacioneve të para, udhëtonte me disa familjarë dhe kishte tashmë probleme serioze shëndetësore, aq sa kishte kërkuar asistencë mjekësore gjatë zbritjes nga avioni.

Pikërisht në momentin e uljes, ai dyshohet se pësoi një arrest kardiak, i cili nuk i la asnjë mundësi shpëtimi.

Menjëherë ndërhynë ekipet e urgjencës 118, të cilat ishin njoftuar më parë, por për burrin nuk kishte më asgjë për të bërë. (Rai News)