...
Papa Leoni XIV ka përsëritur thirrjen për t’i dhënë fund dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke i bërë njëkohësisht apel komunitetit ndërkombëtar që të intensifikojë përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete.
Pas lutjes së përjavshme, Papa u shpreh kundër “akteve të përsëritura të dhunës” ndaj popullsisë palestineze dhe kërkoi ndërhyrje urgjente të komunitetit ndërkombëtar për të garantuar përparim drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme mes Palestinës dhe Izraelit.
Vatikani e ka mbështetur vazhdimisht zgjidhjen me dy shtete, të bazuar në kufij të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht, si rruga drejt një paqeje afatgjatë në rajon.
Gjatë fjalës së tij, Papa Leoni XIV përmendi edhe nisjen e Lojërave Mesdhetare në Taranto të Italisë, duke shpresuar se aktiviteti do të shërbejë si një simbol i paqes dhe vëllazërisë mes popujve të Mesdheut dhe më gjerë.
Në Lojërat Mesdhetare marrin pjesë sportistë nga vendet e Afrikës, Azisë dhe Evropës që kufizohen me Detin Mesdhe.