...
Një konflikt mes dy personave që merreshin me shitjen e biletave për anijet turistike ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në portin e Vlorës.
Ngjarja është regjistruar gjatë ditës së sotme, pas një përplasjeje fillimisht verbale dhe më pas fizike. Sipas të dhënave paraprake, gjatë konfliktit, Edmond Gorishova ka goditur me thikë Dhimo Thominin.
Pas incidentit, policia ka ndërhyrë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shoqërimin dhe arrestimin e të dyshuarit për plagosjen.
I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Ende nuk ka të dhëna të plota mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të dokumentuar dinamikën e konfliktit, si dhe për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun që çoi në përdorimin e thikës.
Hetimet vijojnë.