... Nami.al

69-vjeçari nga Vlora vret veten me armë zjarri, dyshimet e policisë

Një 69-vjeçar nga Vlora me inicialet K.B., i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 69-vjeçari vuante nga depresioni.

“Rreth orës 16:00, në fshatin Mallkeq, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatik, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. B., 69 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se 69-vjeçari vuante nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije Policia e Vlorës.