...
Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në zonën e Plazhit në Durrës, ku një automjet taksi ka përplasur një këmbësor ndërsa ky i fundit po lëvizte në trotuar.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, për shkaqe ende të paqarta, mjeti ka devijuar duke goditur kalimtarin.
Policia tha se rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin Fezi Dine, 66 vjeç.
Shtetasi Fezi Dine është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.