...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas 3 orësh e 45 minutash.
Karçanaj ishte e shoqëruar nga avokatja e saj, ndërsa nuk ka dhënë deklarata për mediat.
Ajo po hetohet për skandalin korruptiv tek AKSHI, ndërsa GJKKO ka caktuar ndaj saj masën ‘detyrim paraqitje’, ku SPAK po heton dyshime për shkelje të barazisë në tendera dhe veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Hetimet e SPAK lidhen me disa procedura prokurimi me vlera të larta, ku dyshohet se kriteret e tenderave janë favorizuar për kompani të caktuara.