Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Egjipt. Një cisternë që transportonte nafte u rrëzua në provincën e Gizës, duke shkaktuar një zjarr masiv dhe që vrau të paktën 31 persona dhe plagosi 21 të tjerë.
Zjarri shpërtheu mbi Tunelin 10 në lagjen Warraq të Imbabasë, pranë Unazës së Kajros.
Tridhjetë e nëntë ambulanca u dërguan në vendngjarje dhe të plagosurit u dërguan në tre spitale, shtoi ministria egjiptiane.
Ministri i Shëndetësisë i Egjiptit, i vuri spitalet aty pranë në gatishmëri të lartë dhe vizitoi vendin e ngjarjes dhe qendrat e trajtimit për të mbikëqyrur reagimin, sipas ministrisë.
Ministria egjiptiane e Naftës tha më parë se cisterna doli nga rruga dhe u rrëzua përpara se të shpërthente.
Prokurorët egjiptianë thanë se kishin hapur një hetim për aksidentin dhe zjarrin që përfshiu një kamion cisternë që transportonte produkte nafte.
Prokurorët thanë se vlerësimet paraprake treguan se 27 automjete, duke përfshirë makina dhe motoçikleta, u shkatërruan nga zjarri.
Prokurorët urdhëruan gjithashtu që të merren mostra të ADN-së nga dy viktima, identiteti i të cilëve nuk ishte përcaktuar ende dhe thanë se hetuesit po shqyrtonin rrënojat, dëmet dhe rrethanat e rrëzimit për të përcaktuar shkakun e tij.
Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane tha se dërgoi gjithashtu ekipe reagimi emergjent në vendngjarje dhe në spital për të mbështetur Mbrojtjen Civile, ekipet e ambulancës dhe autoritetet e tjera që po i përgjigjen zjarrit
