... Nami.al

“Ke porositur vrasje”, Berisha-Ballës: Çoje kokën, ke fytyrë krimineli!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë deklarata të forta në Kuvend ku ka përsëritur akuzat ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla duke thënë se ky i fundit ishte i përfshirë në dosjen e të shumëkërkuarit Suel Çela dhe se kishte dhënë urdhër për vrasje.

“Prokurorë faqezinj zhdukën regjistrimet në të cilat faktohej se krimineli Taulant Balla kishte porositur vrasje dhe se ai ishte i implikuar në masakrën që ndodhi në Elbasan ku mbetën të vrarë 4 apo 5 vetë dhe mbrapa vazhdoi porositë për vrasje. Ky është.. çoje kokën, çoje të të shohin shqiptarët. Po nuk e çon dot se ke fytyrën e kriminelit. Ai e ka vendin në qeli, telefoni i tij është 399 me të cilin janë porositur vrasjet”- u shpreh Berisha mes të tjerash.