... Nami.al

“Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime” – Berisha kthehet nga SHBA: Fjala e Trump e ka bërë sulltanin e Surrelit që të frikësohet

Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi e konsideroi këtë si “udhëtimin më ripërtëritës të jetës”.

Berisha foli para simpatizantëve demokratë që kishin dalë për ta pritur, të cilët mbanin në duar flamujt e PD dhe SHBA-ve.

“Ky ishte udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime. Konventa e republikanëve në Teksas ishte shumë e rëndësishme. Më e rëndësishme ishte fjala e presidentit amerikan Donald Trump.

Fjala e Trump e ka bërë sulltanin e Surrelit që të frikësohet.  Ai tha se komunizmi dhe krimi i organizuar janë rreziqet më të mëdha për një komb.

Isha në këtë vizitë, ku ndodhesha bashkë me kreun e republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu. Në këtë vizitë u riktheva bashkë me miqtë e mi 35 vite më përpara.

E gjeta diasporën shumë më të fuqishme sesa më herët, një diasporë e fuqishme ekonomikisht, një diasporë tashmë, që janë bërë sipërmarrës dhe janë shkolluar në shkollat më të rëndësishme botërore. Pra, ajo që mund t’ju them ishte udhëtim ripërtëritjeje në kuptimin e vërtetë të fjalës”, tha ai.