... Nami.al

Tragjike në Belsh/ Elektricisti 32-vjeçar i OSHEE-së humb jetën gjatë punës!

Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Trojas të Belshit, ku një elektricist i OSHEE-së ka humbur jetën gjatë punës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 09:30, shtetasi K. Z., 32 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryente punime për riparimin e një linje elektrike.

Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, 32-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.