...
Katër persona, mes tyre dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Shëngjin-Lezhë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Të gjithë personat e plagosur janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.