... Nami.al

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

Zjarri përfshiu pjesërisht kuzhinën, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve parandaloi përhapjen e flakëve në pjesën tjetër të banesës.

Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë një pjesë të kuzhinës së apartamentit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.

Ndërhyrja e shpejtë ka bërë të mundur izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në dhomat e tjera të banesës.

Në vijim pritet të përcaktohen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk raportohet ende për persona të lënduar.