...
Një veprim i presidentit amerikan Donald Trump gjatë funeralit të senatorit të ndjerë Lindsey Graham, është bërë viral në internet.
Rreth dy orë pas fillimit të funeralit, ndërsa të pranishmit qëndronin në heshtje dhe përkujtonin të ndjerin, Trump u pa duke futur dorën në xhep dhe duke nxjerrë një kuti me karamele Tic-Tac.
Ai i drejtohet JD Vance për t’i ofruar disa prej karameleve me mente, por zëvendëspresidenti e refuzon. Pasi merr një për vete, Trump provon t’i japë disa edhe kandidatit për Sekretar të Thesarit, Scott Bessent.
Ky i fundit e priti me buzëqeshje gjestin e presidentit dhe pranoi disa karamele.
Sipas Nicola Hickling, që është një eksperte e leximit të buzëve, Trump i tha Vanece: “I gjeta këto në xhepin tim. Do një?”
Ndërsa Vance i është përgjigjigjur duke thënë: “Jo, jam mirë.” (në kuptimin që nuk dëshironte një karamele) ndërsa më tej mendohet se Trump ia dha karamelet Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, duke i thënë: “Do të ndihesh më i freskët.”
Ndërsa Vance thuhet se buzëqeshi dhe shtoi me shaka: “Janë Tic Tac. Vijnë në një kuti të vogël.”
Megjithatë, ky version i bisedës nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë.