... Nami.al

SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me 3 muaj e hetimeve

Prokuroria e Posaçme ka thirrur ish-zv.kryeministren Belinda Balluku që të paraqitet në SPAK më 31 korrik, në kuadër të hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Ballukut pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e afateve të hetimit për çështjen ku ajo është e pandehur, së bashku me zyrtarë të tjerë.

Veprimet proceduriale të SPAK nisën këtë të mërkurë me ish-drejtorin e ARRSH, Gentian Gjyli, i cili u paraqit në Prokurorinë e Posaçme. Gjyli, i shoqëruar nga avokati i tij Andi Skënderaj dhe një efektiv policie, pasi ndodhet në arrest shtëpie, mori njoftimin për zgjatjen e hetimeve me tre muaj.

Ish-kreu i ARRSH-së është nën hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Hetimet për këtë dosje, sipas afatit të ri, pritet të vijojnë deri më 10 tetor.