...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Domen të Postribës, Shkodër, ku një zjarr në banesë i mori jetën një nëne të re dhe dy fëmijëve të saj të mitur.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shprehu dhimbjen për humbjen e tre jetëve dhe ngriti pikëpyetje për reagimin e shërbimeve emergjente.
Kreu i PD-së përmendi se viktimat janë 24-vjeçarja Bleona Çelaj dhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë, të cilët, sipas tij, ishin kthyer nga Gjermania për pushime në vendlindje.
“Dhimbje e madhe! Indiferenca është ortaku i zjarrit në këtë tragjedi tepër të dhimbshme njerëzore”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.
Berisha e cilësoi ngjarjen si një “tragjedi të rëndë njerëzore”, ndërsa shprehu dhimbjen për humbjen e nënës dhe dy fëmijëve.
Reagimi i Kryedeokratit:
Ngjarje e tmerrshme në fshatin Domen, Postribë
Të dashur miq, mediat njoftojnë se si pasojë e zjarrit në një banesë kanë mbetur të djegur një nënë 24-vjeçare Bleona Çelaj dhe dy fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë te kethyer nga Gjermania per pushime ne vendlindje.
Kjo tragjedi e rëndë njerëzore ndodhi pasi, kur shërbimi zjarrfikës mbërriti në fshatin Domen, banesa ishte përfshirë plotësisht nga flakët. Ata gjetën trupin e pajetë të njërit prej fëmijëve, ndërsa për fatin e nënës dhe të fëmijës tjetër ende nuk dihet asgjë.
Dhimbje e madhe!
Indiferenca është ortaku i zjarrit në këtë tragjedi tepër të dhimbshme njerëzore.