...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së shtunës në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar zyrtarisht për persona të lënduar rëndë. Ndërkohë, policia po punon për normalizimin e qarkullimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.