...
Një armë e dytë zjarri është gjetur nga policia pranë vendit ku mbrëmjen e 9 korrikut u vra Ilir Gjini, në lagjen “Erdogan” te qytetit të Laçit.
Arma u zbulua pas një kontrolli të imtësishëm të grupit hetimor, i cili u orientua edhe nga deklarimet e personave të shoqëruar në polici.
Arma e sekuestruar është një revolver, i cili është dërguar për ekspertizë balistike. Ekspertiza pritet të përcaktojë nëse arma është përdorur gjatë ngjarjes, kujt i përket dhe nëse ka pasur shkëmbim zjarri.
Hetuesit dyshojnë se në vendin e krimit nuk kanë qenë vetëm autori i dyshuar dhe viktima, por edhe persona të tjerë që mund të kenë qenë të pranishëm ose të përfshirë në konflikt.
Për vrasjen është shpallur në kërkim Emiljan Suti, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e personave te tjere të përfshirë.