... Nami.al

Kaney West pritet në Kryeministri, Rama i tregon pikturat dhe i dhuron librin e kontestueshëm “Albanian Files”

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim në ambientet e Kryeministrisë reperin e njohur amerikan, Kanye West, i cili do të performojë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga takimi me Kanye West, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja.

Shefi i Qeverisë i ka treguar reperit amerikan ambientet e brendshme të Kryeministrisë dhe pikturat që ndodhen atje.

Gjithashtu, Rama ka dhuruar Kanye West librin e kontestueshëm “Albanian Files”, një ironi kjo ndaj akuzave për këtë libër.

Rama e ka shoqëruar postimin në rrjetet sociale më këngë të Kanye West, si dhe me 5 yje sipër videos, duke ironizuar kështu sulmet online të kryera nga disa prej organizatorëve të protestave në Tiranë kundër bizneseve për uljen e vlerësimeve të tyre.