... Nami.al

Fatos Lubonja i përgjigjet Ramës: I thashë që kur u bë kryebashkiak, që je i rrezikshëm dhe duhet të ikësh nga politika

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj tij gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së.

Në një intervistë për News24, ai deklaroi se tentativa e kryeministrit për ta bërë atë si “persekutor” është e dobët dhe e çalët. Lubonja tha se Rama ka në dorë të gjitha pushtetet, ndërkohë që ai ka vetëm pushtetin e fjalës së lirë.

Lubonja theksoi se ia ka bërë të qartë Ramës kur ai sapo ishte bërë kryetar bashkie i Tiranës, se ishte i rrezikshëm për politikën, vendin dhe veten e tij.

“Kjo akuza për të më bërë mua persekutor si ata të së kaluarës është e dobët dhe çalon shumë sepse ata ishin njerëz që kishin pushtet, policinë e sigurimin dhe ne ishim të dobët e të pafuqishëm. Ndërkohë që sot është e kundërta, pushtetin e ka ky zotëria. Ka policinë, të gjitha.

Unë kam forcën dhe pushtetin e fjalës së lirë, kështu që të më krahasosh me ata është i dobët dhe nuk qëndron. Unë thjesht kam bërë detyrën time si intelektual e gazetar duke ngritur problemet.

Ia kam thënë që kur u bë kryetar bashkie që je i rrezikshëm, duhet të ikësh nga politika. Je i rrezikshëm edhe për politikën dhe për vendin, por edhe për veten tënde“, tha ai.