...
Një qytetare e ardhur nga Italia iu drejtua nga foltorja kryeministrit Edi Rama duke i thënë se sot përpara zyrës së tij janë të gjitha votat e vjedhura nga diaspora.
Fjalën e reja e mbylli duke i kërkuar Edi Ramës dorëheqjen nga qeverisja e Shqipërisë.
“Jemi të gjitha votat që ke vjedhur në diasporë këtu sonte. Sot jemi këtu për t’ju sjellë një mesazh të qartë, diaspora e Milanos ecën krah për krah e protestuesve të Tiranës.
Kemi ngritur zërin në Itali ashtu siç po e ngrini ju sot këtu. Shqipëria është vendi ynë dhe do e mbështesim deri në fund.
Ne nuk jemi vetëm, dua ti them Ramës se ne kemi mbështetjen dhe të eurodeputetëve të parlamentit evropian.
Ata po na ndjekin hap pas hapi, po na dëgjojnë zërin, po lexojnë një për një pankartat.
Kanë shprehur gatishmëri për të qenë pranë nesh deri në fund.
Zoti Rama të uroj që rruga drejt dorëheqjes të jetë sa më e lehtë”, tha një protestuese.