... Nami.al

Lushnjë: Humb jetën pas aksidenti me mjet bujqësor, policia nis hetimet

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me një mjet bujqësor.

Viktima është identifikuar si Besnik Hasalla, 65 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Njësia Administrative Ballagat.

Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari po drejtonte mjetin bujqësor kur, për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin dhe është zënë poshtë nga mjeti. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit tragjik.