...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj pati vetëm disa fjalë inkurajuese për protestuesit para Kryeministrisë.
“Gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli.
Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë!”, tha Malkaj.
Ndërsa rotestuesja e Rrjollit dhe një nga organizatoret e protestës për Zvërnecin, Luçiana Kokaj, ua kushtoi fjalën e saj pensionistëve. Kokaj tha se sot protesta është edhe në emër të tyre.
“Në familjen e gjithsecilit prej nesh s’ka një gjysh që mund të jetojë me dinjitet vetëm me pensionin e tij, është i varur nga fëmijët e tij në mërgim.
Sot ka qenë një thirrje shumë e bukur nga të rinjtë: merr gjyshin në protestë. Nëse gjyshi nuk vjen dot, protesto për gjyshin!”, tha Kokaj.