...
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me hetimet e SPAK për organizatën e Shpëtim Aliut.
Hetimi nisi pas një referimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përcjellë më datë 8 maj 2020.
Mes 10 emrave të identifikuar nga prokuroria e posaçme SPAK, janë Armando Paçrami i njohur ndryshe me nofkën “Fantazma”, Eldi Dizdari alias Matoshi i njohur në Tiranë me nofkën “Kallami”, Dritan Gjika dhe Salvatore Aliu nga Elbasani.
Sipas së cilës mësohet se disa persona të drejtuar nga Salvatore Aliu ku në përbërje të tij ishin lidhje familjarë dhe shtetas të huaj, të përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës në linjën Ekuador-vende të BE, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëri etj.
Salvatore Aliu ishte identifikuar si drejtues dhe si personi kyç në këtë grup kriminal në rolin e furnizuesit, organizatorit dhe financuesit të ngarkesave me kokainë, nga Ekuadori në vendet e BE por edhe në Shqipëri.
Vëllai i Salvatore Aliut, shtetasi shqiptar Isa Aliu, vlerësohet si personi kyç që bënte të mundur pastrimin e paratë të kokainës, nëpërmjet bizneseve, siç është rrjeti i supermarketeve “Road House” në Elbasan. Salvatore Aliu dhe lidhjet e tij rezultoi se përdornin platformën e koduar të komunikimit Sky ECC.
Nga analizimi i të dhënave të Sky ECC kanë dalë të dhënat për këtë grup që vepronte në fushën e trafikut të kokainës.
Dy emrat që trondisin nga dosja e fundit e SPAK:
Mes personave të shpallur në kërkim ndodhet Dritan Gjika, i konsideruar nga autoritetet e Ekuadorit si një nga drejtuesit kryesorë të rrjeteve shqiptare të kokainës në Amerikën Latine.
Emri i tij është shfaqur në disa prej operacioneve më të mëdha kundër narkotrafikut në Ekuador, ndërsa hetuesit dyshojnë se ai kontrollonte një rrjet kompanish eksporti të përdorura për transportimin e kokainës drejt porteve europiane.
Po aq i njohur është edhe Eldi Dizdari, rezident prej vitesh në Dubai dhe i përmendur në hetimet e autoriteteve italiane, belge dhe europiane për trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Emri i tij është lidhur me operacionin “Los Blancos” dhe me dosjet e organizatës kriminale “Kompania Bello”, një prej rrjeteve shqiptare më të fuqishme të kokainës në Europë.
Sipas SPAK, fitimet e krijuara nga trafiku i drogës janë transferuar më pas në Shqipëri dhe janë investuar në sektorin e ndërtimit, hoteleri dhe pasuri të paluajtshme.
Hetuesit dyshojnë se përmes kompanive të kontrolluara nga personat nën hetim janë financuar projekte të shumta ndërtimi, duke integruar paratë e drogës në ekonominë formale.
Operacioni ka çuar në sekuestrimin e 266 pasurive të paluajtshme, 209 llogarive bankare, dhjetëra kompanive, automjeteve dhe mjeteve lundruese.
Mes pasurive të prekura nga sekuestroja ndodhen prona në Lalzi Marina, Hotel Elisa Tirana, vila dhe apartamente në komplekse rezidenciale luksoze në Tiranë, Durrës, Hamallaj, Himarë, Sarandë dhe zona të tjera turistike.
Emrat e Kartelit: Biznesmenë në Shqipëri, trafikanta jashtë saj
Salvatore Aldiu alias Shpëtim Aliu njihet si Daja, Qerosi, Viktor, Albo Pelon, Oklid Elouejdi, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, Armando Pacani, Dritan Gjika, Florian Musai alias Naum Filo, Aleks alias Shkëlqim Pepaj, Jetmir Pepaj, Naldi Yzeiraj e persona të tjetër të paidentifikuar që trafikonin drogë nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së.
Ndërkohë, Florian Musai, është i vetmi i arrestuar që i është komunikuar arresti me burg.