...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të reja ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se ajo po përgatit largimin e saj nga Shqipëria dhe po transferon pasuri jashtë vendit.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se disponon informacione nga burime që, sipas tij, tregojnë se Balluku ka kryer disa udhëtime drejt Greqisë me skaf për të transportuar sende me vlerë dhe para.
“Lubia, edhe njëherë po ju them, po transporton me skaf në Greqi. Ka kryer tre udhëtime dhe skafi ka qenë plot. Gjërat më të çmuara që ajo ka janë paratë e saj. Kjo është e sigurt, sipas burimeve”, deklaroi Berisha.
Kryedemokrati pretendoi se Balluku po përgatit azilin e saj politik dhe se tashmë ka nisur të vendoset në një shtet tjetër.
“Po përgatitet azili i saj. Ju siguroj se shumë shpejt do të merrni vesh që ajo është instaluar në një shtet tjetër. Këtu do të jemi, përgatitjet po bëhen”, u shpreh ai.