...
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në seancën paraprake në GJKKO me të pandehur Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj.
Saktësisht, tre vëllezërit Bushgjokaj kanë gjakosur të pandehurin tjetër Petrit Çarkaj brenda kafazit të xhamtë, i cili në këtë seancë paraprake, ka filluar të dëshmojë për ngjarjen.
Seanca ka qenë pa praninë e mediave, ndërsa të pandehurit akuzohen për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit në Klos, Renis Dobra.
Gjyqtar në seancën ku ka ndodhur sherri ishte Bibë Ndreca.
Pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat.
Rrëmbimi dhe më pas vrasja e Renis Dobrës tronditën opinionin publik një vit më parë. Ai u mor peng, u mbyt dhe u hodh se bashku me makinën e tij në liqenin e Shkopetit. Shkak dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.
Pas ngjarjes, policia arrestoi në Tiranë dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.
Ata akuzohen si bashkëpunëtore të vëllait të tyre Fatjon Bushgjokaj në vrasjen e 23-vjeçarit. Pjesë e organizmit të rrëmbimit dhe vrasjes ka qenë edhe Petrit Çarkaj, i cili u arrestua pak ditë pas ngjarjes.